Blinken: Putini është më i dobët. Kriza tregoi krisjen në pushtetin e tij

Blinken: Putini është më i dobët. Kriza tregoi krisjen në pushtetin e tij

"Kriza në Rusi zbulon krisje në sistemin e pushtetit të Vladimir Putin". Kështu tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken. Ky i fundit paralajmëroi se do të duhet të priten javët e ardhshme për të kuptuar zhvillimet. “Për momentin nuk kemi asnjë lajm për ndonjë lider ushtarak të rrëzuar nga Putin”, shtoi Blinken. Kina mbështet Rusinë "në ruajtjen e stabilitetit kombëtar" . Kjo është ajo që mund të lexohet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të postuar në faqen e saj në lidhje me kaosin e krijuar në Rusi për ngjarjet e lidhura me grupin Wangner gjatë fundjavës. “Kjo janë punët e brendshme të Rusisë”, saktësohet në deklaratë, sipas së cilës “si një fqinj miqësor dhe partner strategjik global i bashkëpunimit në epokën e re, Kina mbështet Rusinë në ruajtjen e stabilitetit kombëtar dhe arritjen e zhvillimit dhe prosperitetit”. “Është fillimi i fundit për Putinin, ai është në telashe të mëdha tani”, tha Mikhail Kasyanov , ish-kryeministër rus nën Putinin nga viti 2000 deri në 2004, Kasyanov pohon se pas sfidës së djeshme "Prigozhin do të shkojë fillimisht në Bjellorusi, por unë mendoj se nga atje ai do të shkojë në Afrikë dhe do të jetë diku në xhungël apo diçka e tillë... Putini nuk mund ta falë atë. për atë që i bëri atij”. Shefi i Wagner, vëren ish-kryeministri rus, "shkatërroi stabilitetin e Putinit dhe tani jeta e tij është një pikëpyetje..."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy