
Gjermania ka deklaruar se do të mbyllë kufijtë tokësor me fqinjët e saj të Bashkimit Evropian. Vitin e kaluar, Berlini vendosi kontrolle të përkohshme kufitare në kufijtë e tij me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën, tani ka vendosur që të aplikojë kontrolle kufitare edhe në kufijtë e saj tokësorë me Francën, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Danimarkën.
Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ky reagim i qeverisë gjermane ka lidhje me faktorë sa të brendshëm, por edhe me një lloj alarmi që Gjermania po e ndan me partnerët e saj.
Ky reagim i qeverisë gjermane ka lidhje me faktorë sa të brendshëm, por edhe me një lloj alarmi që Gjermania po e ndan me partnerët e saj.
Po ashtu Kamberi tha se faktorët që e kanë shtyrë qeverinë drejt këtij vendimi janë të motivuar politikisht.
Faktorët që e kanë shtyrë qeverinë gjermane drejt këtij vendimi janë të motivuar politikisht për shkak se vitin tjetër bëhen zgjedhjet në Gjermani dhe emigracioni po bëhet temë mbizotëruese.
Kemi një shkak për të bërë diçka. Mund të qëllojë e pazakontë në kushte të tjera siç kanë qenë disa incidente radhazi dhe rezultatet e fundit në zgjedhjet që janë zhvilluar në Gjermani dhe ka ngritje të AfD-së.



