Banorët e “Astirit” sërish në protestë para Bashkisë, përplasje me policinë (VIDEO)

Banorët e “Astirit” sërish në protestë para Bashkisë, përplasje me policinë (VIDEO)

Ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të zbatimit të projektit që parashikon zgjerimin e rrugës.

Protestuesit janë mbledhur sërish para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar një përgjigje, ndërsa kanë kërkuar takim me kryetarin Veliaj.   

Gjatë protestës nuk munguan përplasjet me policinë. Protestuesit tentuan të hyjnë në Bashkinë e Tiranës, por efektivët e policisë ndëhynë duke i larguar me forcë nga dera.

Banorët e zonës së Astirit kërkojnë të dëmshpërblehen për banesat e tyre me çmimin e tregut. Ata thonë se kanë 20 vite që jetojnë aty dhe në shtëpitë ku jetojnë kanë hedhur kursimet e një jete.

Protestës së tyre sot iu bashkuan edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy