ABBA kërkon që ish-presidenti Donald Trump të ndalojë përdorimin e muzikës së tyre për fushatën e tij presidenciale, pasi ai nuk ka kwrkuar leje nga grupi.
Në një deklaratë për CNN, një përfaqësues i grupit tha: “ABBA ka zbuluar kohët e fundit përdorimin e paautorizuar të muzikës dhe videove të tyre në një event të Trump përmes videove që u shfaqën në internet.
Si rezultat, ABBA dhe përfaqësuesi i saj kanë kërkuar menjëherë heqjen dhe fshirjen e një përmbajtjeje të tillë. Asnjë kërkesë nuk është marrë; prandaj, nuk është dhënë asnjë leje apo licencë.”
Një zyrtar i Trump tha se: "Fushata kishte një licencë për të luajtur muzikë ABBA përmes marrëveshjes sonë me BMI dhe ASCAP".
BMI dhe ASCAP janë Organizata të të Drejtave të Performancës me seli në SHBA. Për një fushatë politike për të luajtur muzikë në një tubim, kërkohet një licencë nga një Organizatë e të Drejtave të Performancës (PRO).
Edhe me një licencë PRO, artistët dhe kantautorët kanë të drejta të ndryshme miratimi, në varësi të mënyrës se si përdoret një këngë në një tubim, sipas ekspertëve ligjorë.
Avokatja Heidy Vaquerano, një partnere me bazë në Los Anxhelos në firmën ligjore Fox Rothschild, e specializuar në muzikë, shpjegoi për CNN se nëse një këngë përdoret me imazhe video, mund të kërkojë një licencë shtesë.
ABBA i bashkohet një liste në rritje të artistëve që kanë folur kundër Trump duke përdorur muzikën e tyre për qëllime fushate.
Grupi i rock-ut Foo Fighters tha se ata nuk e autorizuan fushatën e Trump për të përdorur këngën e tyre "My Hero", e cila u luajt në një miting në Arizona.



