Në Katar pritet të fillojnë bisedimet për armëpushim, Izraeli vijon sulmet në Hamas

Në Katar pritet të fillojnë bisedimet për armëpushim, Izraeli vijon sulmet në Hamas

Një raund i ri bisedimesh për armëpushimin në Gaza pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit, Doha të enjten tha një zyrtar i informuar për takimin.

Bisedimet, janë një përpjekje për t'i dhënë fund 10 muajve luftime në enklavën palestineze dhe për të sjellë në shtëpi 115 pengje izraelitë dhe të huaj.

Teksa pritet këto bisedime, ushtria izraelite (IDF) ka goditur 30 objekte të Hamasit. Nga sulmi, kanë mbetur dhjetëra persona të vdekur.

Më shumë se 30 objekte të Hamasit, duke përfshirë ndërtesa të bllokuara, tunele dhe depo armësh, u shënjestruan në sulmet ajrore në të gjithë Gazën, sipas ushtrisë.

IDF thotë se në Rafah, trupat vranë më shumë se 20 persona, të cilësuar terroristë, duke drejtuar sulme ajrore.

Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 40 mijë palestinezë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy