Luks dhe bankete, legjendat e trenit të blinduar të Kim Jong-un

Luks dhe bankete, legjendat e trenit të blinduar të Kim Jong-un

Verë e bollshme franceze, karavidhe të freskëta, skarë derri, treni me të cilin Kim Jong-un shkoi në Rusi është i rrethuar nga legjenda dhe zëra të shumtë për komoditetet që mund të shijojnë pasagjerët e tij.

Por si çdo gjë që lidhet me regjimin diktatorial, për të marrë detaje rreth tij duhet të mbështetesh te spiunët apo dezertorët.

Sipas rrëfimit të dhënë në vitin 2002, në librin e tij “Orient Express”, nga Konstantin Pulikovsky, një zyrtar rus që shoqëroi Kim Jong Il në një udhëtim tre-javor në Moskë, treni mbante kuti me verë të shtrenjtë franceze dhe në bordin e tij mund të festohet me bollëk.

Ndaj komoditet dhe luks, por mbi të gjitha treni është i blinduar. Karakteristika e tij më e rëndësishme duhet të jetë siguria, megjithëse sipas një eksperti të Koresë së Veriut, Cha Du Hyeogn (Instituti Asan për Studime Politike) treni është i pajisur vetëm kundër sulmeve “nga armë të lehta ose me fuqi të ulët”, por nuk ka asnjë mbrojtje në rast sulmesh nga ajri apo me raketa.

Pikërisht për shkak se është i blinduar dhe i rëndë, treni ecën përpara me një ngadalësi rraskapitëse, nuk i kalon 59 km/h, në krahasim me trenat japonezë të cilët arrijnë 320 km/h.

Sipas mediave të Koresë së Jugut, Koreja e Veriut ka 90 vagona speciale gjithsej dhe operojnë tre trena njëkohësisht kur “lideri” është duke udhëtuar: një që paraprin për të kontrolluar shinat, treni me diktatorin dhe shoqëruesit e tij dhe një treni i tretë pas për gjithë të tjerët, përfshirë truprojat.

Treni është i pajisur me pajisje komunikimi të teknologjisë së lartë dhe televizor me ekran të sheshtë, në mënyrë që drejtuesi të mund të japë urdhra dhe të marrë njoftime.

Por pse liderët e Koresë së Veriut udhëtojnë me tren dhe jo me aeroplan?

Sepse duket se si babai i Kimit dhe gjyshi i tij kishin frikë nga fluturimi, një terror, sipas mediave koreano-jugore, i shkaktuar nga fakti se të dy, Kim Jong Il dhe Kim Il Sung, panë një shpërthim gjatë një testi fluturimi.

Pas atij incidenti, Kim Il Sung e përdori trenin gjerësisht, duke e çuar atë në kufijtë me Evropën Lindore në 1984.

Kim Jong Il bëri rreth dhjetë udhëtime jashtë vendit gjatë 17 viteve të sundimit të tij, pothuajse të gjitha në Kinë dhe të gjitha me tren, madje vdiq, sipas mediave të Koresë së Veriut, nga një atak në zemër gjatë një udhëtimi me tren në 2011.

I rritur në Zvicër, diktatori aktual duket se e ka përdorur avionin disa herë gjatë adoleshencës së tij, por ai pothuajse gjithmonë ka përdorur trenin e blinduar për takimet e mëparshme me Putinin, me presidentin kinez Xi Jinping dhe me presidentin e atëhershëm të SHBA-së Donald Trump në 2018 dhe 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy