Qeveria e re në Malin e Zi, Camaj: Jemi të përgatitur nëse nga partitë pro serbe ka veprime që janë në shkelje të asaj që është nënshkruar (VIDEO)

Qeveria e re në Malin e Zi, Camaj: Jemi të përgatitur nëse nga partitë pro serbe ka veprime që janë në shkelje të asaj që është nënshkruar (VIDEO)

Nikoll Camaj, deputet në Malin e Zi tha përmes një lidhje Skype me studion e MCN Live se SHBA-të dhe vetë shqiptarët kanë dilema dhe kanë shprehur shqetësime në lidhje me përbërjen e qeverisë së re, por sqaroi se në rast të ndonjë veprimi që shkon kundër kursit evropian nga partitë pro serbe, të cilat janë pjesë e koalicionit do merren masa konkrete për t'i ndëshkuar.

BE dhe aleatët amerikanë kanë  qenë tejet të interesuar që qeveria të firmohej sa më parë, pasi ishin të interesuar që qeveria të formohej vetëm nga forca politike të dëshmuara pro evropiane. Mirëpo në politikë duhen dhe kompromise dhe me subjekte që nuk janë të asaj rryme me kushtin që të kenë një harmoni, një qëndrim të përbashkët lidhur me rrugëtimin drejt Europës.

Deklarata e djeshme nga ambasada amerikane dhe sot dhe nga nivelet e ndryshme evropiane janë që është mirëpritur krijimi i qeverisë dhe presin akte konkrete për të dëshmuar atë që është nënshkruar, që të vazhdojmë me përgatitjen e ambientit që Mali i Zi të ecë drejt BE-së.

SHBA-të e kanë shprehur një dozë shqetësimi duke thënë se do mbikëqyrin dhe ne si shqiptarë kemi dilemat tona, por jemi për t’i shërbyer çështjes dhe asesi për të mos vënë në pikëpyetje çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e vendit në BE.

Është fakt që subjekti që mban kreun e parlamentit, është me një të kaluar serbe me një bashkëpunim të afërt me Beogradin dhe Moskën, por ajo që kanë nënshkruar dëshmon diçka tjetër. Ajo çfarë ka thënë kryetari i Kuvendit në fjalën e tij dëshmon një pendesë për atë që ka bërë në të kaluarën dhe se do të angazhohet që Mali i Zi të ecë drejt integrimeve evropiane.

Dhe një tentativë protestë para parlamentit ishte për të tërhequr vëmendjen.

Qeveria ka filluar punën dhe nuk presim befasi.  Jemi të përgatitur nëse ka befasi që mund të vënë në pikëpyetje atë që është nënshkruar, do merren masa konkrete për të ndëshkuar tentativa të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy