Liverpool e bën zyrtare, blen sulmuesin për 45 mln paund

Liverpool e bën zyrtare, blen sulmuesin për 45 mln paund

Liverpool dhe Wolves kanë konfirmuar sot se Diogo Jota do të jetë zyrtarisht futbollisti i ‘The Reds’. 23-vjeçari është blerë nga kampionët e Anglisë për shifrën e 45 mln paundëve, por edhe pse ka kushtuar kaq shtrenjtë ai do jetë një zëvendësues i treshes Mane-Firminho-Salah.

Jota prej dy vitesh ishte pjesë e Wolves me të cilët realizoi 16 gola. Gjithashtu ai ishte edhe autori i golit hapës në ndeshjen që Portugalia fitoi këtë muaj kundër Kroacisë.

Fjalët e para të Jota-s si futbollist i Liverpool-it ishin: “Është nje moment shumë emocionues për mua dhe familjen time. Në të kaluarën gjithmonë kam ëndërruar që t’i bashkohesha një klubi të madh siç është Liverpool. Është e pabesueshme. Thjesht tani dua që të stërvitem.”

Kujtojmë që të premten Liverpool zyrtarizoi blerjen e Thiago Alcanatara-s për 30 mln euro nga Bayern Mynchen. 29-vjeçari u mor për këtë shifër pasi ishte në vitin e parafundit të kontratën me kampionët e Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy