Greqia në alarm, virusi AH1N1 mbush spitalet, vendi përballet me mungesën e vaksinave (VIDEO)

Greqia në alarm, virusi AH1N1 mbush spitalet, vendi përballet me mungesën e vaksinave (VIDEO)

Sëmundja e virusit AH1N1 në Greqi duket se ka marrë përmasa të mëdha pasi është shënuar viktima e 40 në vend. Në të njëjtën kohë Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar 50 mij doza vaksine shtesë pasi nuk plotësohen nevojat.

Alarmante gjendja në Greqi pasi regjistrohen më shumë se 40 viktima nga gripi, ndërsa pacientë me simptoma të ngjashme me ato të gripit drejtohen nëpër spitale masivisht, duke bërë pothuajse të pamundur zbatimin e masave dhe parandalimin e infektimit nga virusi në njësitë shëndetësore.

Kërkesat për vaksinat e gripit janë në rritje pasi nuk janë pak ata që i kanë lënë pas dore thirjet e mjekëve dhe kërkojnë momentin e fundit të vaksinohen.

Kete jave priten rreth 50.000 vaksina shtesë, pas kërkesës së ministrisë së shëndetësisë, ndërsa  momentalisht 165 paciente ndodhen reanimacion.

Zëvendësministri i shëndetësisë Pavlos Polakis komentoi  për mediat greke veprimtarinë e sëmundjes e cila i mori jetën 40 personave: ‘Ne po përjetojmë një shpërthim të epidemisë së  gripit .Virusi AH1N1nuk është  i butë si viti i kaluar , është pak më i fuqishëm , por nuk është edhe ndonjë katastrofë . Nuk duhet të na zëjë paniku".

Autoritet i kanë bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen duke shpjeguar se vaksina është efektive dhe rekomandohet gjatë periudhës së dimrit. Kritik është vaksinimi për grupmoshat 60 elartë personat me sëmundje kronike dhe foshnjet nën 6 muaj.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy