Një incident e ka shoqëruar sot protestën e shoqërisë civile përpara Torrës Veneciane për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike të Durrësit. Mes dy grupimeve të mbledhura atje, shoqërisë civile dhe të rinjve të Forumit Rinor të PD-së pati një konflikit që degjeneroi deri në përplasje fizike midis tyre.
Fillimish u raportua se konflikti që degjeneroi në grushta mes protestuesve ka nisur për një vajzë. Disa djem të FRPD-së e kanë ngacmuar vajzën, ndërsa grupi tjetër është kundërpërgjigjur.
Në lidhje me këtë incident ka reaguar deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi. Ai akuzon persona të infiltruar nga Rama, duke theksuar se “Ekstremistët e majtë rrahin barbarisht ata që po mbrojnë Torren Veneciane nga Veliera e Dakos”.
Postimi i Bylykbashit
Ekstremistet e majte rrahin barbarisht ata qe po mbrojne Torren Veneciane nga Veliera e Dakos Protestuesit e shoqerise civile qe po luftojne per te mbrojtur trashegimine dhe identitetin e Durresit dhe Shqiperise nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahen barbarisht mbreme naten nga provokatore qe i sherbejne ketij regjimi bandit. Levizja e protestes e shoqerise civile, qe ka mbeshtetje gjithmone e me te gjere publike dhe politike per nje kauze thelbesisht qytetare qe po ndeshen me arrogancen dhe harbuterine e pushtetit ne Durres dhe ne Tirane, po shenojne fitore te njepasnjeshme.
Dje u zbulua vendimi i gjykates se shkalles se pare ne Durres qe pezullon çdo punim ne Zonen A, por qe mbahej i fshehur sepse Dako vazhdon punimet ne ate zone. Te ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, qe shfaqen me telekomande neper protesta pasi keto kane marre forme dhe kercenojne qofte edhe imazhin e pushtetit, mbreme u infiltruan me protestuesit e shoqerise civile dhe pas largimit te medias, kane inskenuar konflikt e me pas kane rrahur barbarisht protestuesit. Dy aktiviste u sulmuan ne menyre te kordinuar me dhune fizike ne grup dhe njeri prej tyre u detyrua te shtrohej ne spital.
Ne nje skenar si ai me protestuesit e Zharrezes, apo me infiltrimin per te prishur protesten e Parkut te Liqenit, etj, ata arriten te prishnin kete proteste te mbremeshme, e para proteste qe do vazhdonte te gjithe naten tek Torra Veneciane. Keto grupime te telekomanduara nga Rama dhe sharlatanet prane tij po kthehen ne rrezik per protestuesit paqesore qe protestojne kunder kesaj qeverie banditesh dhe kriminelesh. Kamuflazhi rinor dhe aktivizmi Çeguevarist eshte i pamjaftueshem per te mbuluar fillin qe i komandon. E ç’mund te presesh ne nje shtet te majte bandit? Policia dhe prokuroria duhet te ndjekin penalisht deri ne fund personat pergjegjes per dhunen fizike te shkaktuar, pa u ndikur nga interesi i Rames apo kujtdo sharlatani me pushtet!



