Liderët që nuk iu ndanë karriges/ Lista e krerëve të shteteve që qëndruan në detyrë për dekada të tëra

Liderët që nuk iu ndanë karriges/ Lista e krerëve të shteteve që qëndruan në detyrë për dekada të tëra

Vladimir Putin pritet të marrë një tjetër mandat presidencial në zgjedhjet e së dielës. Ky do të jetë mandati i katërt, çka e bën atë kreun e shtetit apo qeverisë për më shumë se 25 vjet.

Më poshtë kemi radhitur liderët që e kanë mbajtur pushtetin më gjatë, përjashtuar monarkët që e trashëgojnë atë.

Më shumë se 4 dekada

Në krye të listës me 49 vjet në pushtet qëndron lideri revolucionar i Kubës, Fidel Castro. Ai ia dorëzoi pushtetin të vëllait, Raul, në vitin 2008, kur arriti moshën 80-vjeçare.  

Presidenti i Tajvanit, Chiang Kai-shek, ka qenë në pushtet në ishull dhe në kontinent për 47 vjet më radhë, derisa ndërroi jetë në vitin 1975.

Themeluesi i Koresë së Veriut, Kim Il Sung, e ka drejtuar shtetin komunist për 46 vite me radhë, derisa ndërroi jetë në vitin 1994. Ai ende kujtohet si “lideri i përjetshëm”.

Diktatori shqiptar, Enver Hoxha, ka qenë në pushtet për 40 vjet derisa vdiq në vitin 1985.

 Muammar Gaddafi e qeverisi Libinë me grusht të hekurt për rreth 42 vite, para se të rrëzohej nga pushteti dhe të vritej nga rebelët në vitin 2011.

Omar Bongo Ondimba e qeverisi Gabonin e pasur me naftë për më shumë se 41 vjet deri në vitin 2009.

Robert Mugabe e ka qeverisur Zimbabven për 37 vjet deri vitin e kaluar, kur u detyrua të jepte dorëheqjen.

Ende në pushtet

Lideri më jetëgjatë në pushtet që vijon të qeverisë ende është ai i Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema. Ai ka 38 vjet në pushtet, që nga viti 1979, kur pasoi xhaxhanë e tij.

Të tjerë që vijojnë të numërojnë vitet në pushtet

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya: 35 vjet.

Presidenti i Kongos, Denis Sassou: 34 vjet, me një pauzë 5-vjeçare.

Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen: 33 vjet.

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni: 32 vjet.

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei: 29 vjet.

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir: 28 vjet.

Presidenti i Çadit, Idriss Deby: 27 vjet.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev: 28 vjet.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rakhmon: 25 vjet.

Presidenti i Eritresë, Isaias Afwerki: 24 vjet.

/ Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy