Nëse të duhet të blesh një apartament sot në kryeqytet, duhet të paguash çmime të kripura. Vlera në Tiranë deri në fund të muajit shtator 2021, varion nga 800 euro deri në 1400 euro/metër katror sipas përfaqësuesve të agjencive imobiliare, për të cilat banorët pohojnë se janë të papërballueshme.
Vlerësuesi i pasurive Erjon Alimema thotë se qytetarët preferojnë më tepër komplekset, por trendi në rritje i çmimeve e bën të papërballueshme për familjarët.
Për Alimememën qytetarët nuk mund të shfrytëzojnë as kreditë bankare në kushtet kur një pjesë nuk janë të siguruar
Për ekspertin e ekonomisë, Arjan Kadareja preference për marrjen e kredive mbetet monedha shqiptare, pavarësisht se interesat për blerjen e një apartamenti kanë pësuar rënie.
Por edhe pse çmimet e banesave dhe të materileve të ndërtimit sipas statistikave kanë njohur rritje, në vrojtimin e besimit të biznesit dhe konsumatorit nga ana e Bankës së Shqipërisë është shënuar rritje me 6.3 pikë përqindje në muajin nëntor.



