
Ministria e Brendshme deklaron zyrtarisht se 3 drejtuesit e policisë janë shpallur në kërkim nga SHÇBA-ja në datën 22 nëntor të këtij viti, pra ditën e mërkurrë. Ministria sqaron se janë ushtruar kontrolle për arrestimin e tyre, por oficerët nuk janë gjetur në banesa dhe në vendet ku mund të qëndronin.



