Miliona njerëz në mbarë botën mezi presin të marrin vaksinën kundër Covid, ndërkohë që shumë të tjerë janë skeptikë nëse është apo jo e sigurt.
Lidhur me vaksinën dhe efektet e zakonshme anësore të saj ka folur në një dalje për mediat edhe Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA.
"Epo, mund t'ju them nga përvoja ime, sepse mendoj se kisha atë që quhet përvojë " u përgjigj ai.
Më poshtë do të gjeni disa prej efekteve të vaksinës sipas Faucit:
1 Dr. Fauci tha që kishte pak dhimbje krahu
Vaksina kërkon dy doza për të qenë efektive. "Ndjeva pak dhimbje krahu, bëhej më e fortë nëse shtypja krahun. Kjo dhimbje zgjati natën e parë pasi e bëra, të nesërmen dhe ndoshta edhe në natën e ditës së dytë”, tha Fauci.
2 Dr. Fauci tha se ndjehej i lodhur pas dozës së dytë
Ishte "pak më ndryshe ", tha Dr. Fauci, "me dozën e dytë, e cila ishte 28 ditë më vonë përsëri kisha pak dhimbje në krah dhe në mbrëmje fillova të ndihesha pak i lodhur.
3 Dr. Fauci tha se kishte dhimbje muskulore
Fauci deklaroi se kishte dhimbje muskulore. “më bëri të ndihem jo njëqind për qind normal. Kjo nuk më pengoi të vija në punë. Unë bëra gjithçka që bëja normalisht në një ditë pune, shkova në shtrat, u zgjova dhe dhembjet dhe lodhja u përmirësuan pak ditën tjetër. Dhe natën pasuese, unë u ktheva në njëqind për qind normal".
4 Dr. Fauci tha që disa njerëz kanë ethe
"Për rreth 24 orë, ju mund të jeni të lodhur, mund të keni pak dhimbje muskulore, është e pazakontë të keni ethe, por ka ndodhur te disa njerëz. Unë nuk kam pasur ethe, por disa njerëz kanë” tha ai.
5 Dr. Fauci tha duhet të bëhen dy doza për të marrë përgjigjen maksimale kundër Covid
"Për të marrë përgjigjen maksimale, ne e dimë qartë që duhen marrë dy doza. Ju merrni imunitet pas dozës së parë, por përgjigja maksimale, niveli i antitrupave neutralizues pas rritjes është rreth 10 herë, më i madh pas dozës së dytë. Prandaj caktojeni vaksinën tuaj sa më shpejt që të keni mundësi”, deklaroi Fauci.
*Marrë nga Eatthis



