
Lideri i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, inkurajon studentët dhe pedagogët të vijojnë qëndresën.
Kurti ka zhvilluar sot një takim në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Ai ka kujtuar përvojën e tij me protestat në Kosovë dhe ka shtuar se ato janë mënyra e duhur për të arritur qëllimin.
“Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Aktivizmin e kam filluar pikërisht në krye të protestave studentore në Kosovë. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Ndërhyrja e studentëve nuk është për të qeshur. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protestat tuaja vjen pranvera. Kjo protestë është kundër privilegjeve që kanë të pasurit. Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”, ka deklaruar Kurti.



