
Tre pjestarë të ekuipazhit vdiqën, teksa një anije shpëtimi u përmbys në brigjet e bregut perëndimor të Francës të premten, pasi varka e tyre u godit nga stuhia "Miguel".
Ata ishin pjesë e një grupimi prej 7 personash që po kërkonin të ndihmonin një tjetër anije, e cila kishte hasur në vështirësi të mëdha për shkak të Stuhisë “Miguel”. Dëme të shumta ka pasur edhe në Spanjë.
Anije u dërgua për të ndihmuar një anije peshkimi në përpjekje për të arritur portin Sables d'Olonne, në veriperëndim të La Rochelle.
"Këto vdekje tragjike shfaqin një emocion të madh në familjen e shpëtimtarëve në det dhe na përkujtojnë rreziqet që vullnetarët tanë marrin çdo ditë për të shpëtuar njerëzit në vështirësi në det. Të tre që vdiqën ishin vullnetarë, kurse katër shpëtues të tjerë u dërguan në spital ", tha Xavier de la Gorce, president i shoqërisë kombëtare të Francës për shpëtim në det , përmes një deklarate, raporton Euronews.
3 helikopterë dhe rreth 60 zjarrfikës morën pjesë në operacionin e nxjerrjes se trupave të pajetë.
Rajoni u vendos në alarm të lartë për Stuhinë Miguel, i cili parashikohet të sjellë erëra të forta deri në 120 kilometra në orë. Stuhitë kanë goditur brigjet e atlantikut në Veri të Spanjës dhe Perëndim të Francës, me erëra që shkojnë deri në 147 kilometra në orë.
Autoritetet në Francë dhe Spanjë u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të stuhisë dhe të ruhen nga rrëzimi i mundshëm i pemëve. Përveç këtyre dy vendeve, moti i keq ka prekur Holandën dhe disa shtete të tjera Europiane.



