SHBA-të po punojnë që qeveria e re e Maqedonisë së Veriut të respektojë Marrëveshjen e Prespës, nënvizoi Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Gjatë një seance dëgjimore para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, diplomati amerikan argumentoi se kontaktet e ligjvënësve amerikanë janë të dobishme për të mbajtur Maqedoninë e Veriut të përkushtuar ndaj marrëveshjes.
“Maqedonia e Veriut ka vuajtur për shkak të mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj, të cilët vazhdimisht po i ndryshojnë kërkesat (aderimit) për të. Një pjesë e punës sonë është të përgatisim diplomatikisht një mënyrë që Maqedonia e Veriut të ruajë marrëveshjen që ka me Greqinë.
Dhe mendoj se takimi që keni pasur dhe të tjerët kanë ndihmuar që gjërat të qëndrojnë në këtë pikë, në mënyrë që Greqia të bëhet mike dhe jo pengesë për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut. E njëjta gjë me Shqipërinë”, theksoi ai.
Shkupi ka shkelur në mënyrë të përsëritur aspekte të marrëveshjes së emrit të vitit 2018, duke shkaktuar paralajmërime nga Athina për perspektivat e anëtarësimit të vendit në BE.



