
"Bashkimi Evropian 'dënon vendimin e autoriteteve ruse për Alexei Navalny’ dhe e konsideron atë të papranueshëm sepse ai ka një motiv politik dhe është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Rusisë për të drejtat e njeriut".
Kështu, është shprehur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në emër të Bashkimit Evropian.
"BE përsërit thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Navalny" dhe demonstruesve. BE do t'i kthehet çështjes "në Këshillin tjetër të Punëve të Jashtme për të diskutuar implikimet dhe veprimet e mundshme të mëtejshme".
Policia bëri 1,386 ndalesa në protesta të paautorizuara në mbështetje të Alexey Navalny gjatë të martës.
Pas vendimit të dënimit me burg të Navalny, shumë ndjekës të kundërshtarit u derdhën në rrugët e Moskës dhe Shën Petersburg, të inkurajuar nga stafi i Navalny, për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Sipas disa raporteve, policia reagoi me dhunë në disa raste. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit argumenton se nuk është e saktë të flasësh për "dhunë" për valën e arrestimeve në demonstrata kundër ndalimit të kundërshtarit kryesor të Putinit, Alexey Navalny.
"Nuk ka dhunë, ka vetëm masa të marra nga policia kundër atyre që shkelin ligjin, kundër atyre që marrin pjesë në demonstrata të paautorizuara", u shpreh ai.



