Çipa: S’e shoh Metën që të kandidojë përballë Veliajt, do ishte kthim mbas (VIDEO)

Çipa: S’e shoh Metën që të kandidojë përballë Veliajt, do ishte kthim mbas (VIDEO)

Analisti Aleksandër Çipa e sheh krizën e brendshme të Partisë Demokratike, si të vetmen gjë që e mban larg aksionit opozitar.

Ndërsa protestën e thirrur nga Partia e Lirisë tek inceneratori i Tiranës, nuk e sheh si ndasi me Partinë Demokratike, por se Ilir Meta synon të shigjetojë çështjen e inceneratorëve, si një akt paraelektoral.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se personalisht nuk e sheh Ilir Metën si kandidatë përballë Erion Veliaj, në zgjedhjet e ardhshme vendore për bashkinë e Tiranës.

Nuk e shoh për vetë backgroundin e zotit Meta. Është një rikthim në nivelin më bazik. Nuk dimë ndonjë rast që të kenë lënë Presidencën apo Kryeministrinë dhe të kandidojë për kryetarin e bashkisë.

Një nga krizat më të mëdha që ka sot spektri i opozitarizmit, është kriza e ideve. Axhenda që po ndërton opozita, nuk përkon me mbështetjen e spektrit të shoqërisë.

Po shohim emigrim si në vitin ‘91 përmes La Manche, vetëm një segment video u publikua të një gomone që po shfryhej, dhe u angazhua e gjithë bota.

Asnjë nga palët tona politike nuk kërkon që kjo çështje të bëhet pjesë e shqyrtimit parandalues ose ndalues.

Është edhe problemi i sensit të kohës, një çështje që e quan aferë, duhet mbajtur si e tillë, pasi ndryshe e zhvlerëson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy