Nisma e Lëvizjes Bashkë/ Forciro, Kita dhe Onuzi: Mos na besoni te fjalët, na besoni te veprat

Nisma e Lëvizjes Bashkë/ Forciro, Kita dhe Onuzi: Mos na besoni te fjalët, na besoni te veprat

Në studion e MCN Informacion, aktivistët e Lëvizjes Bashkë dhanë detaje të platformës së tyre me 5 pika që parashikojnë një sërë ndryshimesh ligjore për një Shqipëri më të mirë. Ata thanë se shqiptarët janë të zhgënjyer nga politika e vjetër dhe po kërkojnë ndryshim. Oltion Forciro, Emiljando Kita dhe Ferdes Onuzi thanë se partitë e vjetra janë bashkë, ndaj shpresë mbeten lëvizjet e reja.  

 

OLTION FORCIRO  – AKTIVIST LËVIZJA BASHKË

 

Nuk ka pasur ndonjëherë korrupsion më shumë se sot. Njerëzit që kanë vjedhur duhet të futen në burg. Kanë shkaktuar dëme për breza të tërë. Shumica e njerëzve dhe nuk me vjen turp, thonë: sa gjynah që nuk i lëmë dot fëmijët. Sepse vidhen taksat dhe nuk investohet në shërbime. Ky është efekti i korrupsionit. 

 

Ne sot jemi në gjendjen ku edhe vetë SPAK nuk ka kapur thelbin. Korrupsioni bëhet nga dy palë. Ne duam që të përgjigjen para ligjit edhe korruptuesi, edhe i korruptuari. Si ka mundësi që një ministër është gati të vjedhë me miliona? Ajo që ne propozojmë është të bëjmë të mundur që ky korrupsion të mos ndodhë më. 

 

Sot jemi në situatën kur ligji përdoret për të vjedhur. A keni parë ju një garë publike, ku më i miri ta marrë një pronë publike. E keni parë se çfarë është bërë me Portin e Durrësit, me Limionin, me portin e Vlorës. 

 

Mos na besoni te fjalët, na besoni te veprat. 

 

EMILJANDO KITA – AKTIVIST LËVIZJA BASHKË

 

Ligji për investimet strategjike është bërë posaçërisht për të favorizuar individë të veçantë. Ky ligj deformon tregun dhe thellon pabarazinë. Ky ligj bën që pabarazia të kuptohet qartë. Ne duam të bëhen komisione hetimore, ku të hetohen të gjithë ata që kanë marrë pjesë në investime të tilla. Ne mendojmë qartazi dhe kemi të gjitha provat e nevojshme që shumica e tyre kanë qenë kundër interesit kombëtar. Ndaj kërkojmë heqjen e këtij ligji. 

 

Ligji mund të jetë interesant për një zonë të braktisur, ku synohet ripopullimi. Por të ofrosh të vetmin ishull që kemi është tradhti kombëtare. Këtu nuk kemi të bëjmë më me investitor strategjik, kemi të bëjmë me oligarkë që rrëmbejnë pronën publike. E marrin me 1 euro, një çmim që nuk ta refuzonte asnjë shqiptar.  

 

FERDES ONUZI  – AKTIVISTE LËVIZJA BASHKË

 

Të shkëputemi nga iluzioni që një opozitë që vjen në pushtet të jetë më e mirë. Ajo që ne kërkojmë është ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe vënia përpara përgjegjësive. Këtë duhet ta bëjmë qartazi. 

 

Nëse duam të ndërtojmë një shtet socialo, duhet minimumi jetik dhe statusi i minatorit. Minatorët janë një kategori që u kemi borxh. Për ne si lëvizje bashkë këto janë dy gur themeli për shtetin dhe drejtësinë sociale.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy