Barcelonë, duke filluar nga viti 2029 nuk do të ketë më apartamente për përdorim turistik

Barcelonë, duke filluar nga viti 2029 nuk do të ketë më apartamente për përdorim turistik

Në qytetin spanjoll të Barcelonës, duke filluar nga viti 2029 nuk do të ketë më apartamente për përdorim turistik dhe ata do t’i rikthehen sërish tregut të banimit.

Ky është objektivi i kryebashkiakut socialist Jaume Collboni, i cili sot shpalli disa masa në fushën e politikave të strehimit.

Drupal Ad

“Duke filluar nga viti 2029, nuk do të ketë apartamente turistike në Barcelonë siç i njohim ne sot”, tha kryebashkiaku i kryeqytetit katalanas në një konferencë për mediat, duke shtuar se kjo lloj oferte gjeneron një ndikim të paqëndrueshëm në çmimet e të gjithë pasurive të paluajtshme.

Ai shtoi se në dhjetë vjet, çmimet e qirave janë rritur me gati 70% dhe ato të pronave në shitje me gati 40%.

Nuk mund të lejojmë që shumica e të rinjve që duan të largohen nga shtëpia e familjes të largohen nga Barcelona.

Situata nuk do të ndryshojë brenda natës, këto probleme kërkojnë kohë. Por me këtë masë shënojmë një kthesë.

Janë rreth 10 mijë shtëpi të cilat do të kthehen në tregun e banimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy