Nano: Rama përcjell mesazhin se ka në dorë drejtësinë! Lëvizjet e Berishës për Presidentin, fake

Nano: Rama përcjell mesazhin se ka në dorë drejtësinë! Lëvizjet e Berishës për Presidentin, fake

Gazetari Mustafa Nano ka qenë i ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur rreth zhvillimeve të fundit politike. Nano tha se është i rëndë fakt që Rama i kërkon drejtësisë të hetojë kundërshtarin politik dhe se sistemin e drejtësisë nuk e ka në dorë Kryeministri, ose të paktën kështu supozohet.

Nuk e di, nuk besoj se e di njeri, mund t’i shkojë mendja tek ndonje kryebashkiak që ka pasur konflikt të hapur. Po u hakërrehet të vetëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, sistemin nuk e ka në dorë Rama. Përcjell mesazhin që ka në kontroll gjërat. E rëndë është kur i kërkon drejtësisë të hetojë kundërshtarët politikë.

Nano tha se deklaratat e bëra nga Rama mund të përdoren më vonë si alibi nga kundërshtarët nëse ata hetohen.

Në atë kohë nuk ka pasur sistem të besueshëm do thoshte ai, tani që sistemi është në reformism e sipër që edhe po funksionon, tani është koha për ta bërë këtë gjë. Edhe në terma praktikë kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur ata që ti kërkon te hetohen, se nesër ata e kanë mbrojtjen të gatshme.  Nuk e marr vesh pse e bën këtë gjë.

Nano tha se qendrimi i ambasdores Yuri Kim në lidhje me deklarat e Ramës ka qenë korrekt dhe se përsëriti se sistemi duhet të lihet i qetë për të vepruar.

Qëndrimi i ambasdores korrekt, do ishte e befasuar nëse do mbante qëndrim ndryshe. Deklarat përcjellin idenë që sistemi i drejtësisë është vunerabël, i kontrollueshëm, i gatshëm për të dëgjuar zera politikë. Sistemi duhet të lihet i qetë nëse s'vepron s'ka pasur fakte për të vepruar.

Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit, Nano tha se qëndrimi i Ramës për mos-pranimin e Berishës në negociata është i mbështetur nga Amerika. Gazetari shtoi se se emërimi i Boçit dhe Bylykbashit është fake pasi ata s’do të ftohen askun.

Janë dy grupe në konflikt me njëri-tjetrin dhe kanë dhe qëllime të ndryshme. Për herë të parë këta njerëz ndahen më shumë me njëri tjetrin, pritet të kenë dy linja të ndryshme. Qëndrimi i Rasmës është i qartë, amerikanëve i pëlqen si qëndrim. Ata duan që Berisha të mos përfshihet. Berisha bën sikur merr pjesë, po i ka lëvizje në zbrazëti. Dhe emërimi i Boçit dhe Bylukbashit, janë fake, s’do ftohen diku. Nëse do behen negociata, do të jenë mes mazhorancë dhe opozitës dhe parlamentare. Berisha s’do jetë pjesë e procesit. Rama e ka modelin si duhet të sillet. Ne na duhet një President jo i Ramës, të ketë besueshmëri të plotë publike.

Lidhur me qëndrimin e fundit të Abazoviç për mundësinë që Mali i Zi të jetë pjesë e Ballkanit të hapur, Nano tha se kryeministri malazez ka pasur takime me Ramn dhe ka pasur biseda të mira dhe nga këtu mund të ketë pasur pikënisje kjo ide.

Marrëdhëniet me Malin e Zi me Beogradin janë po aq të vështira sa  të Prishtinës me Beogradin. Abazoviç është takuar me Ramën. Ka pasur biseda të mira qëndrimi i tij mund të jetë nisur nga këtu

Vihet në kundërshtim me Kurtin në këtë rast. Nuk e kam të qarta marrëdhëniet që ai ka me Prishtinën ai është i orientuar nga Tirana.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy