Shpallja fituese e kompanisë franceze Voltalia, e cila do të ndërtojë parkun fotovoltaik të Spitallës, për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, nuk është aspak surprizë. Në studion e MCN TV, Tomorri tha se kjo ishte diçka e paralajmëruar. Megjithatë, sipas Tomorrit, çmimi i ofruar nga Voltalia është me leverdi për shtetin dhe për qytetarët.
“Aty nuk kishte surprizë. Ne e kemi paralajmëruar që Voltalia ishte favoritja. Kishte një zgjatje të afateve përtej asaj që parashikon ligji dhe dy ditë pas vizitës së Ramës në Francë u shpall fituesi. Është koincidencë e madhe që gjërat të mos kenë lidhje. Por çmimi i ofruar është i favorshëm për shtetin dhe qytetarët”, tha ai.



