Hoxha: Shqiptarët të mos përdoren për konsum politik britanik. Vizita e Ramës, një show politik mediatik (VIDEO)

Hoxha: Shqiptarët të mos përdoren për konsum politik britanik. Vizita e Ramës, një show politik mediatik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Britanisë së Madhe për një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak.

Kjo vizitë e Ramës në Britani, vjen në një kohë kur ky shtet ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre,

Lidhur me këtë Zenel Hoxha, themelues i Komunitetit shqiptar në Britani, në një komunikim për MCN live, tha se shqiptarët po përdoren për konsum politik të qeverisë britanike.

Sipas tij Shqipëria ka bërë gabim më firmosjen e disa marrëveshjeve me Britaninë e Madhe.

Shqetësimi është që të mos përdoren shqiptarët për konsum politik të Britanisë se Madhes sepse ata po fshehin problemet reale që ka Britania e Madhe, sidomos pas Breksit, inflacioni vetëm tani ka arritur 10.4% çka do të thotë se ka zhvlerësuar të gjitha parametrat ekonomik për të ardhurat të çdo familje britanike.

Nuk është e arsyeshme që shteti britanik të miratonte një paketë ligjore kaq të ashpër, kaq të egër që bie ndesh me Kartën e të drejtave të njeriut, me të gjitha ligjet e gjykatës evropiane, gjë e cila është konfirmuar nga vet ministrja.

Ajo që është shqetësuese është se Shqipëria ka rënë në grackën e tyre duke nënshkruar marrëveshje e shtetit Britanik, siç është rasti për ata që vuajnë dënimin ne Britani për ti dërguar në Shqipëri ku dihet që kushtet në burgjet atje nuk janë të standardeve të këtushme.

Takimin e kryeministrit Rama me homologun britanik, aktivisti Hoxha e cilëson vetëm një show të pastër politik dhe mediatik.

Ne po vazhdojmë të mbajnë protestën tonë të gjallë, sa i përket komunitetit zyrtar dhe sigurisht edhe letra që i është parashtruar të gjitha problemet.

Aty nuk është thjesht kronologji, por ne kemi dhënë ehe sugjerime se si të zgjidhen problemet e emigracionit, pra aty duhet patjetër të parashikohen dhe të merren masat në vendet ku mund të ndodhin gjëra të tilla në rastin e Shqipërisë, ajo është varfëruar shumë vitet e fundit dhe nuk kanë lajthitur ata, por kanë arsye të forta për të lënë vendin.

Në rastin konkret, edhe vizita e ditës së sotme të kryeministrit Rama nuk parasheh një zgjidhje të tillë, thjesht është gjithçka e bazuar në një zgjidhje të çastit, zgjidhja është në disfavor të atyre që kanë lënë Shqipërinë, dhe të gjithë atyre që vijnë në Britani të Madhe tashmë nuk kanë të drejtë të hyjnë si azilant që kjo është totalisht në kundërshtim me kartat e të drejtave të njeriut në botë.

Pra vizita është një show politike mediatik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy