Vuçiç tregon për marrëveshjen e madhe që Brukseli po i kërkon Serbisë për Kosovën

Vuçiç tregon për marrëveshjen e madhe që Brukseli po i kërkon Serbisë për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk do të lejojë që Serbia të anëtarësohet në këtë Union pa e nënshkruar një dokument obligativ në fund të procesit të marrëdhënieve me Prishtinën.

Vuçiq ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet që shteti i tij të bëhet anëtar i BE’së.

“Duhet ta bëni normalizimin e marrëdhënieve, sic thonë ata” ka thënë Vuçiq.

“Pavarësisht se si interpretohet kjo, kjo është ajo cfarë presin në BE” ka shtuar Vuçiç.

“Nuk bëhet fjalë për njohje, askush nuk flet në këtë mënyrë, Këtë e thonë në mes rreshtave, kjo është ajo cfarë mund t’ju them” ka theksuar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka thënë se është i kënaqur me takimet në Bruksel të kryeministres së Serbisë Ana Brnabic e cila është duke qëndruar në kryeqytetin europian. Ai ka thënë se një vizitë e tillë është e rëndësishme sepse siç ka thënë ai pa ndryshimin e gjithmbarshëm të raporteve me Kosovën, Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE’së.

Vucic ka folur edhe për dialogun e brendshëm në Serbi duke thënë se “më nuk po mundem t’i dëgjojë budallëllëqet se ka marrë detyrë për ta njohur Kosovën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy