Toka bujqësore kthehet në landfill inertesh/ Andon Meta denoncon Bashkinë e Kurbinit për grabitje të pronës  (VIDEO)

Toka bujqësore kthehet në landfill inertesh/ Andon Meta denoncon Bashkinë e Kurbinit për grabitje të pronës (VIDEO)

Ishte në emigracion dhe kur u rikthye 2 vite më parë, e gjeti tokën e tij të mbuluar nga inertet. Personazh i kësaj historie është Andon Meta, nga fshati Laç i Kurbinit.

Në tokën që e ka përfituar me ligjin 7501, prej tre vitesh hidhen mbetjet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019. Andon Meta thotë se disponon të gjithë dokumentacionin përkatës dhe pavarësisht ankesave, institucionet nuk po i japin zgjidhje.

Andon Meta e ka të lidhur jetesën me sektorin e bujqësisë, ndërsa kërkon dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga hedhja e inerteve në pronën e tij. Kurbini ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i tre viteve më parë dhe si zgjidhje bashkia gjeti mënyrën më të thjeshtë, duke i hedhur inertet në tokat bujqësore në periferi të qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy