Marrëveshja Rama-Basha, Kodheli: Të tilla duhet të bëjmë më shpesh

Marrëveshja Rama-Basha, Kodheli: Të tilla duhet të bëjmë më shpesh

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e sheh si shumë positive marrëveshjen Rama-Basha, e cila sipas saj ndikoi në fushatën e zgjedhjeve, duke e bërë më të qetë. Kodheli, e cila u rikonfirmua deputete e PS-së në qarkun e Kukësit, thotë se marrëveshja ishte ajo që duhej, pasi i dha fund një ngërçi artificial.

“Kjo marrëveshje ndihmoi shqiptarët më së pari dhe për gjithë eksperiencën time dhe gjithë fushatat që kam kaluar besoj që kjo ishte më e qeta, më me pak incidente dhe sigurisht që kjo erdhi edhe si pasojë e marrëveshjes dhe bëjmë mirë që këto marrëveshje t’i bëjmë edhe herë tjetër në mënyrë që dita e votimeve të mos jetë një ditë lufte pa sens, por të jetë një ditë feste, siç është ditë feste në çdo vend demokratik ku njerëzit me dëshirë, të lirë hedhin votën e tyre atje ku ata mendojnë se duhet hedhur. Kështu që, sigurisht që ndihmoi, ndihmoi shumë. Është hera e parë që në politikën e pas viteve ’90 kjo ndodh. Sigurisht që ka qenë mbase një moment surprizues për shumë prej nesh si qytetarë, por në finale më rezulton që ishte ajo që duhej. E futëm Partinë Demokratike në proces normal të zhvillimit të aktivitetit të saj politik, duke u prezantuar me listat, duke marrë pjesë në votime edhe sigurisht duke tejkaluar një ngërç pavarësisht se artificial, të panevojshëm, i cili mbase po të vazhdonte të ishte ndoshta do ta çonte jetën politike shqiptare në një drejtim tjetër. Fakti që këto zgjedhje ishin atje ku duhet, u bënë ashtu siç duhet tregon që kemi bërë gjënë e duhur”, thotë ajo në një intervistë për GSH.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy