
Analisti Indrit Vokshi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, foli për përurimin e Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti Erdogan dhe Edi Rama, ku u përjashtua drejtuesi i KMSH dhe xhamia i'u la një fondacioni për t'u administruar.
Në këtë kuadër, Vokshi, u shpreh se Shqipëria duhet ta kishte ndërtuar vetë xhaminë e Namazgjasë dhe të ruanin dinjitetin e saj.
Problemi fillon që kur xhaminë e ndërton nëj shtet tjetër. Kjo xhami ka kushtuar mbi 30 milionë euro. Këto mund ta kishim ndërtuar vetë ne, sepse 30 milionë euro shpërdorohen brenda dy javëve me tenderat në thesarin.
Mund ta kishim bërë vetë dhe nuk do të kishim pse të vinte një president i huaj për ta përuruar.
Në kushtet e reja kur shtetet janë të pavarura ka ndryshuar edhe narrativa. Shqipëria duhet të kishte një politikë, për të mos rënë kaq poshtë dhe për ta ruajtur dinjitetin dhe ta ndërtonte vetë, sepse 30 milionë euro nuk janë shumë.
Erdogani dhe Turqia kanë të drejtë të projektojnë politikën e tyre në rajon dhe ka të drejtën e tij për ta bërë, por shtetet e Ballkanit duhet ta përcaktojnë veten në marrëdhëniet me Turqinë.



