Antilajmi

Antilajmi

Nga Ina Gjonçi

Dita e rinisë dhe...trende të tjera

“Presidenti Ilir Meta e mbylli takimin e Këshillit Rinor të Ballkanit me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik” duke cituar Migjenin e duke u bërë thirrje të rinjve që të marrë në dorë frenat e politikës.” Unë nuk jam pesimiste, ju betohem. Jam njeri më pozitiv nga sa dukem. Unë besoj tek rinia! Ka gjëra shumë të këndshme që të rinj bëjnë pa bujë: e dinit ju psh që ka të rinj që mblidhen në një vend cool si Uzina e bëjnë punë vullnetare? Ka të rinj që kanë ëndrra e më pyesin shpesh në Instagram- nuk e di pse mua, nuk kam 300k ende’- se si mund t’ja dalin. Por kam dhe dyshimet e mia nëse shumë prej tyre e njohin Migjenin (Presidenti patjetër nëse e citon) ashtu si shumë të tjerë më duken të dorëzuar-nuk është se Shqipëria të gëzon cdo ditë që ke lindur këtu në fakt- e të tjerë akoma që...

Nejse për tu shpjeguar: dikush në Instagram për shembull më tha “Si e fyen dikë duke e quajtur ‘homo sapiens’?”

Pra...qeshu rini dhe ëndërro: një herë në vit “adeti bëhet”.

Post scriptum: nuk jam e keqe aq sa dukem!

 

Po ilaçet ku t’i gjejmë?

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit. “Panorama” mëson se është grabitur nga persona të panjohur farmaci “Drilona”, e cila ndodhet pas godinës së bashkisë.

Eh! “Nuk kam hall shëndetin-tha fqinja ime 72 vjecare- po Covidi e donte një 800ce”. Ajo mbase nuk e ka mirë kur më pyet pse nuk “gjej një fat” - a thua se mund ta gjesh poshtë pemës së Krishtlindjeve, apo te xhepi i ndonjë pardesyje të harruar fatin- po që Covidi i do 800 mijë të vjetra, i do. Ndaj erdhi kjo ditë: në kohë pandemie, edhe grabitësit përshtaten. Në kohën e krizës së miellit, do grabisje miell, në kohë pandemie grabit farmaci. Nuk do cuditesha t’i kishin marrë edhe për përdorim vetjak por ajo që nuk kuptoj është kjo: në një vend si i yni, ku shëndetësia është falas, pse lipset të grabisësh farmaci. Nuk e di...

 

Taksisti dhe librat.

Buletini “Lajme nga jeta” sjell risi’. Taksisti im, pasi ndaloi pranë librarisë ku do blija librat e muajit, më pyeti me tonin tipik përqarës sa do vonohesha. I them pak e nxitova për të marrë librat, titujt e të cilëve i kisha të qartë. Gjeta një rradhë të mirëorganizuar-prej njerëzish që lexojnë do thoja për pak po mbase tingëllon snob, ndaj zëre se nuk po e them- e mu desh ta respektoja rendin. Kur u ktheva, e gjeta taksistin në spazma të frikshmë, spazmat që duhet të kisha unë duke menduar faturën.

Më pyeti pse u vonova e kur i thashë që kishte rradhë, për pak e harroi që ishim vonë, e la timonin dhe tha:

-Ka njerëz që mbajnë rradhë për libra?! U prish mileti!

Sikur të mos mjaftonte kjo, kthehem në shtëpi e gjej një status identik në Facebook nga një mikesha ime mjeke. Dy janë mundësitë:

ose ka qënë i njëjti taksist e duke pasur parasysh traumën që pësoi nga unë, nëse i ka ndodhur sërish ka lënë profesionin, pra kemi një taksist më pak në qytet, ose vërtet ka njerëz që nuk e imagjinojnë dot aspak që edhe libraritë kanë punë.

Ka dhe një mundësi të tretë, po nuk po e them.

 

Feminizmi dhe demonë të tjerë.

Të jemi të qartë: une i dua gratë dhe solidaritetin mes tyre. Patjetër duhet të mbështesim njëra tjetrën, e të tjera si këto. Ja që në Shqipëri më duket se jo rrallë spekullohet me këtë term: feminizmi si qëllim në vetvete, ai moralizuesi, nga gra që në të vërtetë paragjykojnë të gjithë e gjithcka, është ai që më së shumti përbuz. Ndaj mendoj se jam aq feministe, sa nuk jam fare e tillë. Kush më kupton më kupton. Unë e shoh feminizmin si një mënyrë jetese, jo si një “casus belli” për fjalë. Ndaj përgjithësisht jam me njeriun. Përgjithësisht nuk dua të kem “lehtësira” se i përkas  “gjinisë së brishtë” pasi nuk mendoj se ka ndasi’ në gjini të brishtë e gjini të fortë.

Jo po gjini guri e gjini hekuri.

Pastaj u kujtova që vendi ynë vërtet nuk ka asnjë politikë sociale dedikuar gruas, po kjo dihet që është në vazhdën e kalitjes...ndaj kalitje qoftë!

 

Kur nuk ka vend për ironi:

Del natën në qytetin bosh, pa maskë, e nuk kthehesh në shtëpi. Sepse kemi cdo gjë në rregull në këtë vend : e vetmja gjë ku cedojmë është maska ndaj...

Në një vend ku shëndetësia ecën mirë (keq ecën vetëm kur e vendos vetë shteti, për të na kalitur) në një vend ku kemi paga të mira, politika sociale, jetë të sigurtë, rend, drejtësi, Gjykatë Kushtetuese, mungonte vec maska e Klodit.

Aq më tepër që në këtë vend edhe kujdesi për shëndetin mendor është një orë zviceriane e admirueshme, sidomos në këto kohë mbylljeje-jemi të gjithë në depresion të kuptohemi po fazë kalitjeje- maska e Klodit ishte...ngërci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy