Berisha: Ramën e zënë rrugët që kam bërë unë

Berisha: Ramën e zënë rrugët që kam bërë unë

Ish-kryeministri Berisha tha sot në Parlament se kreu i qeverisë vuan nga kompleksi i rrugëve që ka bërë qeveria para tij. Berisha e akuzoi Ramën për mashtrim me shifrat.

“Ju ngordhni nga kompleksi i rrugëve. Rama sëmuret në çdo udhëtim që bën. E zë rruga, nga problemet psikike. Sëmuret se e di që rrugët nuk i ka të tij. Atë e hanë rrugët. Tha që kemi ndërtuar 900 km rrugë. Unë do t’i lexoj atij vetëm rrugët e qarkut ku është deputet. U lutem vlonjatëve të shohin se çfarë mashtruesi është. Rruga e bregut – 80 km, autostrada Vlorë-Fier, superstrada Qafë Botë – Gramë, rrugë lidhëse me detin, e Vunoit, e Dhërmiut, rruga e Butrintit - kanali i Çukës, rruga Transballkanike, rruga Vlorë-Drashovicë - ura e Peshkëpisë, rruga e Xarrës, rruga e Sevasterit.  

Tha se paguam 720 milionë borxhe nga 120 milionë të certifikuara nga kompania e certifikuar për këtë punë. Tha se kemi lënë pa paguar 1 milion e 400 mijë dollarë. O injorancë, si nuk skuqesh nga këto gjëra të trasha që thua”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy