6 orë seancë, vendimi për Saimir Tahirin në 24 qershor/ Tahiri: Gjyqi im komik (VIDEO)

6 orë seancë, vendimi për Saimir Tahirin në 24 qershor/ Tahiri: Gjyqi im komik (VIDEO)

Seanca gjyqësore kundër ish ministrit të brendshëm Saimir Tahri, ka zgjatur 6 orë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin, por sërish vendimi është shtyrë për në datën 24 qershor.

Ndërkaq, ish-ministri e cilësoi gjyqin e tij si ‘komik’ ndërsa nuk la pa ‘goditur’ të emëruarit e rinj të Ramës, nga Xhafaj e Lleshaj duke thënë se e ka bërë detyrën e tij ‘më mirë se ata që ishin e ata që janë’.

“S’e besoj që ia vlen të zgjatem, ne folëm dhe besoj kjo ishte e fundit, tani do flasë gjykata cfarë t’ju them më? Nuk ia vlen të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake përtej cdo niveli. S’besoj se ka njeri terezi të dëgjojë këto gjëra. Unë nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë i akuzuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë. Jam i vetmi dhe që kam dhënë mandatin tim të deputetit për të ardhur këtu si qytetar. Se mund të shkoja në parlament të bëja nga një rrëmujë e të rrija sërish aty.

Nuk ka rëndësi në drejtësia do vijë nga gjykata apo kjo drejtësia që besoj unë por jam super i bindur që kam bërë gjënë e duhur. Të jeni të bindur që e kam bërë detyrën më mirë se ata që ishin e ata që janë”, tha ish-ministri teksa iu përgjigj pyetjes nëse do rikthehet në politikë.

“Saimir Tahiri s’ka ikur, kjo historia e politikës, nuk më tundon, siç nuk më tundoi nga momenti që ika si deputet.

Do ta pranoj vendimin pa asnjë diskutim. Sa të drejtë do e quaj apo jo, të shoh vendimin e të flas. Unë di raportin tim me të vërtetën dhe të drejtën. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”, tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy