Zgjedhja e kreut të SPAK/ Papa: Beteja ishte mes Ramës e Kim, ai ka frikë që do të përfundojë nën hetimet e organit të drejtësisë  

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Papa: Beteja ishte mes Ramës e Kim, ai ka frikë që do të përfundojë nën hetimet e organit të drejtësisë  

Dje në garën për kreun e SPAK, u vunë para betejës “drejtësia, qeveria dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara”.

Për autorin e emisionit Fokus dhe gazetarin Robert Papa, beteja kryesore ishte mes kryeministri Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Papa, përmes një komunikimi me edicionin e lajmeve në MCN tv, u shpreh se më këto ndërhyrja Kim tregojë arrogancë dhe se në mënyrë diplomatike nuk do duhet të ndërhynte në atë mënyrë.

Nuk e kuptoj pse duhet të bëhet një show kaq i madh për zgjedhjen dhe emërimin e një prokurori të SPAK. Vet ambasadorja e di që si procedurë nuk ngjet në SHBA. Pse duhet të rrije 2-3 orë në tv, për të dhënë platformat e saj.

Fakti është skandaloz që për mendimin tim, kryeministri shqiptar, guxon të thërras në takim tre nga kandidatët, pra ndërhyrje e qeverisë pa diskutim te sistemi i drejtësisë dhe nga ana tjetër edhe ambasadorja amerikane e cila ka një detyrim sepse Amerika i ka dhënë në 30 vitet e fundit falas 30 milionë dollar, ka marrë përsipër sistemin e drejtësisë, por në mënyrë diplomatike nuk duhet të sillet kështu. Është arrogante, shumë e dhunshme, dhe fakti që rezultat nuk ka.

Natyrisht që beteja ishte mes Kim e Ramës, ka kohë që ambasadorja amerikane në raportet e saj që sjell në Washington e ka nxirë qeverinë e autokratit Rama.

Rama këtë e ka kuptuar, atë që ai nuk kupton është se me Ambasadën e SHBA-së, një rol të madhe kanë agjencitë amerikane të cilët raportojnë se si Rama takohet me prokurorët, se si flet me njerëzit e krimit nga përgjimet, ashtu siç ka takuar këtu edhe Lavrovin.

Gazetari Papa tha se në këtë betejë, Rama e di që nuk ka shanse të fitonte para ambasadores Kim.

Sipas tij, ai ka frikë që do të përfundoj vet nën hetimet e SPAK.

Në përplasjet Rama-Kim, nuk kishte shanse të fitonte Rama, sepse nuk ka ndodhur me vende si Gjermania, Anglia e Italia, dhe nuk ka si të ndodhte në Shqipëri.

Por, Rama është në një shanse i duket vetja i përjetshëm, kjo përplasje ka vetëm një lajm të mirë, se Rama ka frikë, ai e di se nëse SPAK do të funksionojë realisht nuk do të hedh në grepat e tij vetëm ministra, jo vetëm nga opozita, duke akuzuar Berishën e  Metën, por vet Rama, ndjen se do të ketë fundin në hetimet e SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy