Universitetet, mundësitë dhe procedura e regjistrimit të studentëve

Universitetet, mundësitë dhe procedura e regjistrimit të studentëve

Pas  shpalljes së fituesve të raundit të dytë në universitete dhe regjistrimit të tyre në një program studimi ,krijohet  mundësia e kuotave  të mbetura bosh për shkak se kandidatët janë shpallur fitues në disa degë njëkohësisht.

Ndaj, pas datës 16 të muajit tetor, ku përfundon edhe regjistrimi i fituesve do të shihen edhe mundësite për të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të fitojnë asnjë program studimi as në këtë faze aplikimi. Sipas ministrisë së Arsimit, mundësitë për kandidatët që janë poshtë vijës së kuqe do të jenë të mëdha

Për kandidatët që janë shpallur fitues, duhet të kenë shumë kujdes. Kjo për faktin se degën që kanë fituar në raundin e dytë, e humbasin nëse nuk regjistrohen.

“Kandidatët të cilët nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor 2016, humbin të drejtën për t’u regjistruar në fazat e mëtejshme në programet e studimit ku ata rezultonin fitues”, thuhet në udhëzimin nr.13 të Ministrisë së Arsimit.

Më tej, në udhëzimin e ministrisë theksohet se “pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë, në datat 17¬-18 tetor, sekretaritë mësimore të IAL¬ve do të regjistrojnë online dhe me dokumentacion kandidatët. Regjistrimi do të bëhet duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të dytë, pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit konform numrit të kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy