
Eksperti i ekonomisë Pano Soko e cilëson vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë një nismë për efekt elektoral.
Në studion e lajmeve të MCN Tv, Soko tha se nuk janë realizuar investimet për të cilat u kërkua rritja e çmimit të energjisë para 8 vitesh.

Është nismë për efekt elektoral të pastër. Problemi është a u realizuan ato investime për të cilat u kërkua para 8 vjetësh që të rritej çmimi i energjisë elektrike. E kemi pasur 7.7 lekë, ka shkuar 9.5 lekë pa TVSH.
Kemi çmimin më të lartë në rajon dhe një ndër më të lartët në Europë.
Pse e paguan? A u realizuan këto investime?
Ajo që na ka treguar historia, KLSH, denoncimet e shumta është që pjesa më e madhe e këtyre parave ka shkuar për luks, për luksin e ambienteve ku punohet, luksin e infrastrukturës.
Për të paguar ato futeshin njerëz në burg.



