Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësië. Dekreti i presidentit Nishani është firmosur sot dhe është bërë publik në faqen zyrtare të Presidencës.
Ndërkohë Nishani ka dekretuar edhe Petrit Vasilin si ministrin e ri të Drejtësisë.
Manjani u shkarkua nga posti i ministrit të Drejtësisë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Dekretimi i Vasilit i paraprin mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cila zhvillohet të premten, kur kreu i ri i Ministrisë së Drejtësisë do të jetë pjesë e saj.
