Ushtritë ruse dhe siriane do të pezullojnë bombardimet e tyre për tetë orë të enjten në Alepo, të shkatërruar nga sulmet ajrore dhe luftime të ashpra, në kuadër të një pauze humanitare, njoftoi sot ushtria ruse.
“Një pauzë humanitare do të aplikohet më 20 tetor në Alepo nga ora 8:00 deri në 16:00 me orën lokale”, deklaroi gjenerali Serguei Roudskoi, i Shtabit të Përgjithshëm rus, gjatë një konference për shtyp.
“Forcat ruse dhe siriane do të pezullojnë gjatë kësaj periudhe sulmet e tyre ajrore dhe çdo lloj sulmi tjetër”, theksoi ai.



