
Senaca e sotme e Kuvendit, ka filluar me kërkesën e deputetit Kujtim Gjuzi, i cili ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit një interpelancë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjuzi është shprehur i shqetësuar dhe ka kërkuar që të marrë një informacion më të detajuar dhe të gjerë lidhur me situatën.
“Në këtë koncept jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të detajuar me të gjerë në lidhje me situatën. Nëse mund të publikoni një kërkesë për paraqitjen e Sali Berishës për akuzën që ka bërë ndaj Xhorxh Sorosit për veprimet e tij të dyshimta në Beograd".
Kjo kërkesë nuk është miratuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Faleminderit zoti Gjuzi, lidhur me kërkesën tuaj, ne nuk mund të bëjmë një interpelancë me ish kryeministra dhe as me presidenta”.



