Diell dhe temperatura deri në 32°C, parashikimi i motit sot

Diell dhe temperatura deri në 32°C, parashikimi i motit sot

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

 

Gjatë ditës priten alternime me vranësira mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura, veçanërisht në zonat malore të lindjes dhe jugut të vendit.

 

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32°C, duke sjellë një ditë tipike verore.

 

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1-2 ballë.

 

Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë dhe lëvizjet përgjatë vijës bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy