
Për faktin se pse ende vazhdon përçarja mes demokratëve, për gazetarin Arjan Cani i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, është se kështu duan amerikanët.
Sipas Çanit, kjo përçarje dhe mosbashkimi brenda PD-së, ndodh me ndërhyrjen e amerikanëve.
Këtu problemi nuk është se a do të kemi opozitë apo jo, apo se kush do të jetë kryetar, a do të bashkohen apo jo, këto nuk kanë rëndësi më, këtu është puna se qëkur u bë Berisha non-grata, është fakti se këtu nuk luajnë vetëm njerëzit e PD-së, pse po vazhdon përçarja, sepse këtu luajnë amerikanët.
Këtu luajnë amerikanët. Amerikanët deri tani, mund të kem parë mbi shtatë deputetë, që takohen hapur në Sheraton, me numrin dy të ambasadës. Ambasada nuk ha kumbulla.
Është totalisht e investuar që Berisha të mos e kapë kurrë një parti të mirëorganizuar.
Nuk hyjnë dot amerikanët te njerëzit poshtë anonimë. Por te pjesa elitare, luajnë si të duash, i kanë në dorë. I thërrasin. Amerikanët nuk kanë ç’ju bëjnë 13 vetave që mbështesin Berishën hapur.
Një pjesë e mirë e këtyre deputetëve kanë frikë, sepse gringot i godasin. Prandaj Berisha ka kuptuar që kjo duhet mbaruar sa më shpejt, ndryshe do e hani.



