Sejamini: Shumë dritëhije në vendimin e prokurorisë e të SPAK-ut për Berishën. Nuk lë shijen e një lëvizjeje legjitime të drejtësisë

Sejamini: Shumë dritëhije në vendimin e prokurorisë e të SPAK-ut për Berishën. Nuk lë shijen e një lëvizjeje legjitime të drejtësisë

Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota të shumicës së majtë vendosi të pranojë kërkesën e prokurorëve të SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij, lidhur me akuzat për rolin e tij si ish-kryeministër në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Për analistin Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, kjo ishte e pritshme.

Sipas tij ka shumë dritëhije në vendimin e prokurorisë e të SPAK-ut që nuk të lënë shijen e një lëvizjeje legjitime të drejtësisë.

Ishte vendim i pritshëm. Nuk besoj se Kuvendi i Shqipërisë do të vendoste ndryshe. Ka një vendosmëri që kësaj çështjeje do t’i vihen deri në fund, jo vetëm me heqjen e imunitetit, por edhe me atë se çfarë vendimi do të marrë gjykata, ndoshta me një arrest në shtëpi.

Nga pikëpamja personale më duket një ngjarje tragjike dhe dramatike për karrierën e një njeriu që ka qenë një figurë e rëndësishme e tranzicionit shqiptar, me të mirat dhe të këqijat e veta, kontributet pozitive dhe negative.

Do ma donte mendja dhe një farë mirëkuptimi që gjërat të mos vijnë në këtë pikë për udhëheqësit e një vendi.

Shqipëria i ka tragjike ngjarjet në lidhje me udhëheqësit e vet dhe nuk është çështje vetëm e këtyre udhëheqësve, por edhe e shoqërisë sonë, mënyra se si i glorifikojmë dhe i përdhosim heronjtë dhe idhujt e rremë.

Nga pikëpamja e drejtësisë, do të ishte mirë që ky të perceptohej si vendim i drejtësisë së paanshme dhe të vërtetë.

Fatkeqësisht, edhe për faktet që ne kemi diskutuar, për shumë dritëhije në vendimin e prokurorisë e të SPAK-ut, nuk më lë shijen e një lëvizjeje legjitime të drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy