Investimet e huaja/ Soko: Problem korrupsioni dhe rënia e fuqisë punëtore, Shqipëria po humbet në avantazhet konkurruese me rajonin (VIDEO)

Investimet e huaja/ Soko: Problem korrupsioni dhe rënia e fuqisë punëtore, Shqipëria po humbet në avantazhet konkurruese me rajonin (VIDEO)

Duke folur mbi investitorët e huaj, eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Shqipëria ka humbur pikë te korpusi institucional, në raport me vendet e tjera të rajonit. Soko tha se problemi më i madh është korrupsioni, ku Shqipëria bën hapa prapa në raport me rajonin. Po ashtu eksperti i ekonomisë tha se rënia e fuqisë punëtore është një tjetër problem i vendit tonë për thithjen e investimeve të huaja.

Shqipëria po humbet në avantazhe konkurruese dhe nuk po shfrytëzon avantazhet krahasuese. Në avantazhet konkurruese, siç është fuqia punëtore, përgatitja e fuqisë punëtore, legjislacioni, zbatimi i ligjit, ulja e nivelit të korrupsionit, korpusi institucional, ligjor, kanë ecur më pak nga se pritej.

Lehtësia me të cilën vendet e tjera të Ballkanit kanë ecur ka qenë më e madhe se sa ecja e Shqipërisë. Korpusi institucional që ka qenë shumë i rëndësishëm për të garantuar investitorët e huaj, Shqipëria ka humbur pikë aty. Fuqia punëtore cilësore e Shqipërisë ka ardhur duke rënë. Fuqia punëtore në Shqipëri s’është në atë nivel që janë vendet e Ballkanit. Problemi i madh që kemi pasur është çështja e korrupsionit. Shqipëria bën gjithmonë hapa mbrapa kur vjen puna të korrupsioni, dhe kjo është çështje sensitive për investitorët e huaj. Niveli i lartë i korrupsionit, pamundësia e investitorëve për të gjetur rrugën e drejtë ligjore pa dashur të kalojnë në hullitë e korrupsionit. Gjëra të tilla dekurajojnë investitorët.

Vendet e rajonit kanë ecur përpara në këtë proces. Investitorët i hedhin më shumë sytë andej edhe për shkak të korrupsionit. Investitorët vlerësojnë në Shqipëri pozicionin gjeografik, për të cilin s’kemi meritë. Jemi shumë afër me Italinë, jemi në kufi me Greqinë, kemi një port. Kemi favore te indusitria e turizmit. Përveç pozitës gjeografike, kemi lëvizjen e lirë pa viza. Në kemi vetëm avantazhe krahasuese, jo konkurruese. Avantazhet krahasuese na i ka dhënë Perëndia. Kemi ujë, naftë, minerale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy