Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar situatë lufte gjendjen e krijuar në Kosovë nga koronavirusi. Pas vizitës në klinikën infektive, Hoti tha se vendi ndodhet në valën e dytë të fazës së infektimeve dhe për këtë duhen rritur kapacitetet në punë.
“E theksoj që ta rrisim kapacitetin në punë, nevojë që të kemi shfrytëzim më të madh me barna. Tash në valën e dytë të përballjes me pandeminë duhet ta rrisim nivelin e pandemisë. Të angazhojmë stafin që të bëjnë punë ekipore, do të bëjmë gjithçka që të qëndrojmë afër dhe t’i plotësojmë kushtet e nevojshme”, tha ai.
Megjithatë, Hoti tha se mbetet pozitiv fakti që vendi nuk po shënon rritje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19.
“Më vjen mirë që të paktën numri i rasteve fatale nuk është i lartë”, përfundoi ai.



