
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se Serbia nuk ka pse thotë se e njeh Kosovën thjesht duhet të veprojë sikur e ka njohur. Në një intervistë për Deutche Welle-n, Pacolli shprehet se “e vërteta është që Serbia mund të influencojë rajonin” dhe Kosova “ka një kufi të gjatë me Serbinë”, por Prishtina është e interesuar për marrëdhënie të mira me të si vend fqinj.
Në intervistën e dhënë në serbisht për DW, Pacolli iu përgjigj pyetjes nëse shpreson se Serbia do ta njohë një ditë Kosovën. “E kam thënë gjithnjë që nuk ka nevojë ta thonë, thjesht të veprojnë në mënyrë të tillë”.
Siç raporton “Tanjug”, e cila citon median gjermane, Pacolli është shprehur se beson fort në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ka theksuar se shteti kosovar nuk u është përgjigjur provokimeve serbe të muajve të fundit, ndërsa politikanët serbë lejohen ta vizitojnë Kosovën pa asnjë problem.
Pacolli është shprehur më tej se e ka vizituar Beogradin për herë të fundit në vitin 1998, kur takoi presidentin e asaj kohe, Sllobodan Millosheviç.



