Universitetet, Zhapaj: Sistem i kontrolluar nga shteti, i shpërndan maturantët aty ku do vetë

Universitetet, Zhapaj: Sistem i kontrolluar nga shteti, i shpërndan maturantët aty ku do vetë

Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, thotë se mes universiteteve private nuk ka konkurrencë, dhe kjo mungesë nxitet nga vetë shteti. Në një intervistë në studion e MCN TV, Zhapaj tha se shteti është bërë palë në shpërndarjen e maturantëve nëpër universitetet private.  

Agjencinë që kemi ne, që merret me kontrollin e cilësisë, është e pabesueshme për vete. Nuk kemi informacion dhe statistika për të bërë një analizë të kësaj natyre. Në rrethe informale dhe biseda mes kolegësh e dimë se ku bëhet mësim dhe ku jo. Nuk ka konkurrencë mes tyre sepse ua furnizon shteti lëndën e parë, pra studentët. Është si të kesh një shoshë me miell dhe ta shkundësh në mënyrë që thërrimet e miellit të bien kudo. Këto fazat e stërzgjatura nuk janë kot. Ne e fillojmë vitin akademik një muaj e 17 ditë pas amerikanëve.

Nuk ka mundësi që ti të matësh një garë të vërtetë dhe të nxjerrësh cili është universiteti më i mirë privat. Nuk ka garë, të gjithë janë duke i zhvatur studentë shtetërorit. Sot shumë universitete private i kanë plotësuar kuotat, nuk kanë më kuota bosh. Kjo të bën të mendosh se është një sistem i kontrolluar nga shteti, i cili po i shpërndan maturantët aty ku do vetë.

Sot për sot, universitetet tona private dhe publike e kanë kuptuar që studentët kërkojnë degë të ndërkombëtarizuara.   

Zhapaj e shpjegoi interesin për degët e inxhinierisë dhe IT me dëshirën për të emigruar.

Arsimi profesional ka problemet e veta. Shtimi i kërkesave për inxhinieri dhe IT bëhen pasi u shërben si pasaportë për të emigruar dhe për të punuar në kompani jashtë vendit. Në rast se degët e inxhinierisë do të preferoheshin si inxhinieri më vete, këto degë do të përmbusheshin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy