Frroku: Arsyet pse të rinjtë shqiptarë largohen jashtë me studime (VIDEO)

Frroku: Arsyet pse të rinjtë shqiptarë largohen jashtë me studime (VIDEO)

Dita e djeshme 8 dhjetori, shënoi ditën e Rinisë, që përkujton lëvizjen studentore të dhjetorit 90. Kejsi Frroku, studente, renditi në studion e MCN disa prej arsyeve që I shtyjnë të rinjtë të largohen jashtë vendit për të studiuar.

Kostoja e jetesës është e lartë. Është shumë e vështirë të kesh një ose dy fëmijë studentë për një familje.

Shkollat dhe universitetet kanë binjakëzime me shkollat e BE. Ne na mungojnë kreditë studentore. E dyta janë kampuset. Kampusi të jep të drejtën që brenda profesionit të kesh atraktivitet me pedagogët dhe profesionet e tjera.

Po të marrim statistika, në 2021, gati 28% e emigrantëve jashtë janë 15-29 vjeç, pra dyfishi i BE. kjo është për t’u shqetësuar. Unë dua që kur të diplomohem të bëj një punë ku nuk më vihet kusht për kë të votoj. Më duhet një punë e sigurt që më bën të ndihem në profesionin tim. Shumica e atyre që dalin nga bankat e universitetit hidhen në treg sikur të ishin lecka.

Informacioni që ne marrim në universitet është një shkallë konkurruese me ato europiane. Platformat që ne përdorim, mësimdhënia është e një grade goxha të lartë. Por të thuash është më mirë të studiosh jashtë se këtu nuk është e vërtetë. Ajo që i tërheq studentët për të shkuar jashtë është mundësia e të ardhurave. D.m.th. po përfundove shkollën në Shqipëri, mund të fillosh maksimumi me 60 mijë lekë.

68% e shkollave në Shqipëri nuk kanë një mësues për këshillim karriere. Nxënësit nuk dinë ku të përqendrohem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy