50-vjeçari vdiq te Infektivi, familjarët dhunojnë mjeken: Nuk iu dha ndihmë në kohën e duhur (VIDEO)

50-vjeçari vdiq te Infektivi, familjarët dhunojnë mjeken: Nuk iu dha ndihmë në kohën e duhur (VIDEO)

Mjekja e dhunuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nga të dyshuarit Igli Spahija dhe Bledar Bali, përkatësisht 41 dhe 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, ka ndodhur nën pretendimin se mjekja kishte treguar neglizhencë të afërmin e tyre i cili ishte shtruar në këtë spital.

Gazetari i MCN Besmir Pula raporton se ngjarja ka ndodhur në Spitalin Infektiv rreth orës 02.00 të mëngjesit të së mërkurës, ku familjarët që kanë pasur një pacient të shtruar kanë goditur me grushte mjeken roje, personelin mbështetës dhe mjekun reanimator.

Sipas tij, kanë qenë 5 persona të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ku dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë nën hetim.

Gazetari raporton se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe mjekët në momentin që janë goditur kanë qenë në fazën e fundit duke i bërë masazh kardiak, të hospitalizuarit.

Kreu i sindikatës së mjekëve Gent Stroni, në një reagim të tij është shprehur i traumatizuar nga kjo ngjarje dhe raste të tilla i sheh si precedentë, që duhet të luftohen dhje marrin dënimin e merituar.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë tre akuza, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Pretendimi i familjarëve ka qenë se mjekët nuk i kanë dhënë shërbimin e duhur pacientit, i cili më tej ka ndërruar jetë.

Familjarët e pacientit të ndjerë thonë se neglizhenca ndaj pacientit ka qenë arsyeja që i ka shtyrë drejt këtij akti, për shkak të mos dhënies ndihmë në kohën e duhur familjarit të tyre.

Gazetari raporton se në spitale mungon numri i mjekëve që duhet të jenë në pavione, i infermierëve dhe koha që një mjek ka në dispozicion të një pacienti është më e kufizuar nga sa duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy