Rikthehet Superiorja, derbi Dinamo City-Tirana transmetohet në MCN 24

Rikthehet Superiorja, derbi Dinamo City-Tirana transmetohet në MCN 24

Pas pauzës disa javore, sot do të rikthehet në “aksion” Superiorja.

Derbi Dinamo City-Tirana, do të ngrejë siparin e javës së 19-të, me sfidën që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Kjo përballje do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN 24.

 Të shtunën, më 13 janar, Egnatia kryesuese pret në shtëpi Skënderbeun, sfidë e cila do të luhet në orën 13:30. Në të njëjtën ditë, por në orën 17:00, luhet Partizani-Teuta.

Të dielën, do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit, Laçi-Erzeni dhe Vllaznia-Kukësi.

Këto pesë përballje, do të transmetohen të gjitha në ekranin e MCN 24.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy