Një ditë pas marrjes së presidencës së BE-së, Orban vizitë të papritur në Ukrainë

Një ditë pas marrjes së presidencës së BE-së, Orban vizitë të papritur në Ukrainë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të bëjë të martën një vizitë të papritur në Kiev, sipas burimeve të gazetës britanike Guardian. Mykhailo Podolyak, asistenti i Zelenskit, nuk ka dashur të komentojë vizitën, por burime të tjera të gazetës britanike e kanë konfirmuar atë.

Drupal Ad

 

 

 

Ky do të jetë udhëtimi i parë i kryeministrit hungarez në Ukrainë që nga fillimi i luftës së nisur nga Rusia më shumë se dy vjet më parë, me Budapestin që ka marrë dje presidencën e rradhës të Këshillit Evropian.

Planet e udhëtimit thuhet se u finalizuan pas negociatave të gjata mbi çështjen e të drejtave për pakicën ukrainase hungareze folëse, të cilët jetojnë në perëndim të Ukrainës, pranë kufirit midis dy vendeve.

Çështja e të drejtave të kombësisë ka qenë një nga ankesat më të zëshme të Budapestit për Ukrainën. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Hungaria ka vënë në dyshim nevojën për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën dhe në vend të kësaj ka bërë thirrje për një armëpushim.

Pas fitores së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2022, Orban ndër të tjera përfshiu Zelensky në një listë të “opozitarëve” që dyshohet se komplotuan kundër tij dhe mbështetën opozitën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy