
Ky vit shkollor do të mbyllet me mësim online. Gjatë një takimi me banorët e njësisë 9 në kryeqytet, ministrja Ogerta Manastirliu tha se pandemia është ë paparashikueshme dhe situata mund të lehtësohet vetëm përmes vaksinimit masiv, që do të krijojë kushtet për rifillimin e shkollave në shtator.
“Pandemia na ka mësuar se situata është gjithmonë e paparashikueshme. Por sot dimë që me nisjen e fushatës së vaksinimit masiv, të mësuesve, të punonjësve në shërbimet kritike, pritet një lehtësim për muajt në vijim, sigurisht më pas për fillimin e shkollave në shtator.
Kështu që, pse të mos jemi shpresëplotë edhe për fillimin e shkollave në shtator duke vlerësuar gjithmonë situatën dhe duke dëgjuar ekspertët për protokollet.
Objektivi ynë është që të hapen edhe universitetet dhe mësimi të bëhet në auditor, por kjo mbetet në vlerësim dhe duhet të jemi pak konservator kur flasim për pandeminë, megjithëse drita në fund të tunelit është bërë e dukshme”, tha Manastirliu.
Aktualisht, shkollat e mesme dhe universitetet zhvillojnë mësim online, me përjashtim të maturantëve. Ndërkohë, arimi parashkollor vijon normalisht, ndërsa ai parauniversitar i alternuar mes mësimit të mjediset e shkollës dhe online.



