Austria shpalli katër diplomatë rusë "persona non grata" dhe i dëboi ata për kryerjen e aktiviteteve që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatic. Këtë lajm e bëri me dije Ministrja e Jashtme e Austrisë.
Ata duhet të largohen nga vendi deri më 12 prill.
Sipas asaj që tha Ministria tre nga diplomatët ishin punonjës në ambasadën ruse në Vjenë dhe tjetri ishte punonjës në konsullatën ruse në Salzburg.
Shumë vende evropiane kanë dëbuar diplomatë rusë javën e kaluar, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Suedinë.



